Nis raundi i parë i negociatave mbi ndryshimin e klimës
Bon, 11 mars - Raundi i parë i negociatave të OKB-së për ndryshimin e klimës nisi të hënën në Bon dhe do të përfundojë të premten.
Qëllim i negociatave është që vendet e ndryshme të bien dakord për uljen e temperatutës me 2 gradë celcius, para Konferencës mbi Ndryshimin e Klimës që do të zhvillohet vitin tjetër në Paris.
Ndërkohë, BE-ja bëri thirrje që para vitit 2015, çdo vend duhet të marrë masa konkrete për të kontrolluar lëshimin e dioksidit të karbonit.
Në ditën e parë të bisedimeve, BE-ja deklaroi se duke filluar nga viti 2020, sasia e lëshimit të dioksidit të karbonit të automjeteve të reja nuk do të kalojë 95g për kilometër, duke shtuar se kjo është një sfidë e madhe për çdo prodhues automjetesh.
Gjithashtu, një nga temat më të prekura në bisedimet e Bonit ishte se vendet e zhvilluara duhet të përkrahin vendet në zhvillim për të zbutur efektet e ndryshimit të klimës, si dhe planet e vendeve industriale për subvencionimin e projekteve të ripyllëzimit.