Nis punimet konferenca për ndryshimet e klimës
Varshavë, 11 nëntor - Konferenca e 19-të e OKB-së për Ndryshimet e Klimës nisi punimet të hënën në kryeqytetin polak, Varshavë.
Në të njëjtën kohë zhvillohet sesioni i 9-të i Konferencës së Palëve, ku palët diskutojnë për Protokollin e Kyoto-s për periudhën 2013-2020.
Një nga temat që do të jetë në fokus të kësaj konference do të jetë çështja e fondeve.
Në Konferencën e Dohës u ra dakord që për periudhën 2013-2015, vendet e zhvilluara të ofrojnë një paketë fillestare prej 30 miliardë dollarësh amerikanë për krijimin e \"Fondit të Klimës të Gjelbër.
Ky fond synon të ndihmojë vendet në zhvillim për të përballuar ndryshimin e klimës.
Në konferencën e Varshavës do të diskutohet rreth projekteve të vendeve të zhvilluara mbi sigurimin e fondeve për klimën.