Nis ndërtimi i bazës amerikane për mbrojtjen anti-raketë në Rumani
Bukuresht, 29 tetor - Në jug të Rumanisë nisi ndërtimi i bazës amerikane për mbrojtjen anti-raketë, e cila do të përdoret në vitin 2015.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishte i pranishëm presidenti rumun Traian Basescu, ministrat e mbrojtjes së Rumanisë dhe SHBA-ve si dhe zyrtarë të NATO-s.
Në fjalën e rastit, Presidenti Basescu deklaroi se zhvillimi i Rumanisë duhet të fillojë me sigurinë, ndërsa shprehu besimin se kjo bazë do të bëhet pjesë e sistemit të mbrojtjes së NATO-s.
Ndërsa ministri amerikan i mbrojtjes James Miller tha se baza për mbrojtjen anti-raketë në Rumani shënon një fillim të ri të marrëdhënieve dypalëshe dhe nxit bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
Baza amerikane për mbrojtjen anti-raketë ka një sipërfaqe prej 175 ha.