12 Janar 2025

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Prishtinë, 9 korrik - Për të gjithë myslimanët nisi sot muaji më i rëndësishëm, Muaji i Ramazanit.

Kalendari i komunitetit Mysliman Shqiptar shënon orën 03:06’ si syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman në Shqipëri, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni disa minuta para orës 03.00.

Presidentja Jahjaga, i uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet e tyre.
 
Ndërkaq kryeministri Thaçi uroi që muaji i madhërishëm i Ramazanit t’i gjejë familjet në harmoni, mirëqenie sociale, lumturi dhe dashuri mes njerëzve.

”Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit t’i gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie sociale, lumturi dhe dashuri mes njerëzve, në një ambient ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t''iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.

Ky muaj i shenjtë shprehet me sakrificën, tolerancën dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Këto mesazhe që përcjell muaji i shenjtë i Ramazanit, për qytetarët e Kosovës përkujtojnë sakrificën, gjakun, mundin dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë e vendit tonë.

Muaji i Ramazanit, këtë vit institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, i gjen në përkushtimet për konsolidimin dhe forcimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, në angazhimet për shoqërinë demokratike, duke përmbushur agjendën evropiane dhe euroatlantike të integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)