Nis konferenca ndërkombëtare për ujin
Dushanbe, 20 gusht - Afro 900 përfaqësues nga më se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare, janë tubuar në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit, për konferencën ndërkombëtare dyditëshe për bashkëpunim për ujin.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, në hapje të konferencën theksoi se aspekti ndërkufitar i bashkëpunimit për ujin luan rol qendror në garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Azinë Qendrore.
Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2013 vit të bashkëpunimit për ujë, meqë plotësimi i nevojave themelore njerëzore, për ambient, për zhvillim shoqëroro-ekonomik, dhe reduktim të varfërisë, në masë të madhe varet nga bashkëpunimi për ujë.
Kombet e Bashkuara theksojnë se më shumë se gjysma e 276 lumenjëve ndërkombëtar në botë kanë mungesë të çfarëdo bashkëpunimi menaxhues.