29 Prill 2024

Nis konferenca “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”

Vilnius, 30 qershor - Në Vilnius të Lituanisë sot paradite i filloi punimet konferenca “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Në konferencë po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, krahas një numri të madh të grave lidere nga shumë shtete të botës dhe personalitete të tjera të jetës politike.

Në fillim të konferencës, Presidentja Jahjaga u prit nga organizatoret, presidentet, Dalia Grybauskaite dhe Tarja Halonen.

Pasdite, Presidentja Jahjaga do të udhëheqë një sesion të konferencës dhe do t’i drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)