Nis konferenca e OKB-së për zhvillim
Rio de Zhenerio, 21 qershor - Liderët nga e gjithë bota po takohen në Rio de Zhanerio të Brazilit, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm.
Samiti triditësh i Kombeve të Bashkuara, që synon vendosjen e ekonomisë globale në një bazë më të qëndrueshme ambientale, hapet sot në Rio de Zhanerio të Brazilit.
Ky samit është cilësuar si rast i jashtëzanokshëm për ribalancimin e ekonomisë botërore dhe çrrënjosjen e varfërisë, pa e dëmtuar ambientin.
Megjithatë, propozim teksti final i samitit është kritikuar nga shumë delegatë dhe aktivistë të ambientit për mungesën e përkushtimeve të qarta, të afatet dhe të mjeteve për montorimin e procesit.
Afro 90 liderë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun dhe presidentin e Francës, Fransua Holand, pritet të marrin pjesë në samit.
Në fjalën e hapjes, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka kërkuar nga liderët botërorë që të përkushtohen për zhvillim të qëndrueshëm, duke tërhequr vërejtjen se koha për planetin tonë po kalon.
Ban i ka ftuar zyrtarët që të ndërmarrin aksion për ta përmirësuar jetën e njerëzve, por duke e mbrojtur planetin.
Megjithatë, analistët thonë se pritjet janë të vogla nga ky samit, i njohur si Rio+20, për shkak se në këtë qytet para dy dekadash ishte mbajtur Samiti i Tokës.
Ky samit e kishte hapur rrugën për marrëveshjen globale për biodiversitetin, ndërsa Protokoli i Kjotos, për efektin e serës, që përfundon këtë vit.
Propozim-teksti final i samitit Rio+20 vetëm i parashtron synimet, por nuk i paraqet qëllimet mandatore.