Nis konferenca e Bërdos
Bërdo, 25 korrik - Në Bërdo të Slovenisë fillon sot konferenca e presidentëve të Balkanit Perëndimor në të cilin do të merr pjesë edhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili do qëndroj për vizitë zyrtare në Sloveni.
Organizatorë të konferencës janë presidentët e Kroacisë dhe Slovenisë, Ivo Josipoviq dhe Borut Pahor.
Në konferencë do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Serbisë, Tomislav NIkoliq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Kmishiq dhe ai i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Përpos presidentëve, në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse si dhe kryediplomati francez, Loran Fabius.
Konferenca e ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në mes shteteve, rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, zgjerimi i BE në drejtim të rajonit si dhe çështjet rreth sigurisë së rajonit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.