Nis gjyqi ndaj tre rusëve qe vranë me raketa ajrore 298 pasagjerë të një avioni
Hagë, 9 mars - Ka filluar në Holandë gjyqi ndaj tre rusëve dhe një qytetari ukrainas, të cilët akuzohen për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë më 2014-të në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët.
Të dyshuarit shtetasit rusë Igor Girkin, Sergei Dubinsky, dhe Oleg Pulatov, dhe ukrainasi, Leonid Kharchenko akuzohen për vrasjet e 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit MH17.
Aeroplani që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, u qëllua nga një raketë anti-ajrore e prodhuar nga Rusia.
Të katër të akuzuarit nuk u paraqitën në gjykatën e sigurisë së lartë, pavarësisht lëshimit të urdhër-arresteve ndërkombëtare për arrestimin e tyre.
Viktimat përfshinin 193 shtetas holandezë, 43 malajzian dhe 38 australianë. Të dyshuarit mbajnë poste të larta në formacionet e separatiste të mbështetur nga Rusia, që kanë luftuar forcat e qeverisë ukrainase, në lindje të Ukrainës që nga pranvera e vitit 2014.
Përkundër provave që ushtria ruse ishte e përfshirë drejtpërdrejt në gjuajtjen e fluturimit MH17 me një raketë të shkrepur nga territori i kontrolluar nga separatistët në lindje të Ukrainës, Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje.
Rusia gjithashtu mohon se ofron ndonjë mbështetje ushtarake ose financiare për separatistët pro-Rusi të Ukrainës, me gjithë provat e mbledhura nga Ekipi i Hetimit të Përbashkët të Drejtuar nga Holanda.