Nikolliq: S'mund të flasim për Kosovën si shtet
Beograd, 27 shtator - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë për mediat serbe, para një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, se ai nuk është bashkëbisedues në bisedimet që kanë për temë marrëdheniet e mira fqinjësore.
Zonja Ashton e di, që te unë nuk nuk gjen bashkëbisedues për raportet e mira me Kosovën si shtet. Ajo gjen në mua bashkëbiseduesin për jetën e mirë në Kosovë, për paqe e siguri, për investime, ka thënë Nikolliq.