10 Janar 2025

Nikolliq: Serbia e përkushtuar për zgjidhje paqësore me Kosovën

New York, 25 shtator - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka takuar në New York sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Nikolliq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore dhe me dialog konstruktiv.

Ban, nga ana e tij, ka thënë se është i inkurajuar me deklaratat e Nikolliqit dhe me “përpjekjet e sinqerta për paqe dhe stabilitet në rajon”, raportojnë mediat serbe.

Presidenti i Serbisë ka takuar edhe homologun qipriot, Dimitris Christofias.

Nikolliq i ka thënë kreut të Qipros, vendit të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, se Serbia nuk heq dorë nga integriteti territorial.

Nikolliq po qëndron në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)