11 Janar 2025

Nikolliq propozon Daçiqin për kryengociator

Beograd, 8 tetor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka theksuar sërish se do ta propozojë për kryenegociator në bisedimet me Prishtinën, kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Ai në një program të televizionit serb, B92, ka bërë me dije se të hënën do të takohet me qeverinë dhe do ta propozojë kryeministrin për ta udhëhequr ekipin.

Ai ka thënë se po që se qeveria i kërkon që Nikolliq të marrë pjesë në bisedime, ai do ta bëjë këtë, por sipas tij, kusht për një gjë të tillë do të ishte, që “të mos bisedojë” me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Nikolliq ka thënë se Serbia nuk ka diplomaci të fshehtë, duke bërë të qarta dy qëndrimet kryesore politike të Serbisë: hyrjen në BE dhe mosnjohjen e Kosovës.

Ai ka shprehur shpresën se Serbisë nuk do i paraqiten kushte nga ana e BE-së, siç është njohja e Kosovës.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ua ka bërë të qartë në takime të ndara që ka pasur në Nju Jork ditë më parë, me kryeministrin kosovar Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Tomisllav Nikolliq se këto dy vende i presin “vendime të vështira”.

Ashton ka thënë se kushti për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE, mbetet përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Tashmë në prapaskenë flitet për ngritje të nivelit të bisedimeve, por, e tëra vazhdon të mbetet në nivel spekulimesh.

Prishtina zyrtare kërkon zbatimin në plotëni të shtatë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëhershme të bisedimeve me Beogradin në Bruksel, para se të nisin të rejat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)