12 Janar 2025

Nikolliq porosit Gjermaninë: Kosovën nuk e japim

Beograd, 17 maj - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka porositur Gjermaninë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Gjermania duhet të kuptojë se nuk mund të na detyrojë me shantazhe të prejmë venat apo të bëjmë vetëvrasje. Kosovën nuk e japim. Bundestagu le të mendojë se çfarë vendimi do të merrte, po të ishte në pyetje Gjermania”, ka thënë Nikolliq, raportojnë mediat serbe.

Gjermania ka qenë në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian që i kanë bërë thirrje Serbisë të shpërbëjë strukturat e saj nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të avancojë në rrugën e integrimit evropian.

Të hënën, në Beograd pritet të qëndrojë ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)