12 Janar 2025

Nikolliq: Pas ndërprerjes së bisedimeve, gjithçka më vështirë

Beograd, 9 maj - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka thënë se pas ndërprerjes së bisedimeve në mes të ekipeve të Beogradit dhe Prishtinës gjithçka do të shkojë më vështirë.

Ai ka thënë për mediat serbe se në Bruksel nuk u jetësua plani i palës shqiptare që të harrohet tërësisht marrëveshja për normalizim.

Nikolliq ka thënë se Serbia duhet ta zbatojë sa më parë planin dhe iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë atë.

Një ditë më parë në Bruksel ekipet për zbatim përfunduan dy ditë negociatash pa rezultate.

Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dështimin.

Marrëveshja për normalizim raportesh është arritur më 19 prill në Bruksel, ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Sfidë në vetë ka mbetur tash zbatimi i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)