Nikolliq kundër marrëveshjes ndërshtetërore me Kosovën
Beograd, 31 dhjetor - Në një intervistë për gazetën e Beogradit Veçernje Novosti, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, madje edhe nëse këtë marrëveshje do ta pranonte Kuvendi i Serbisë.
Sipas tij, nënshkrimi eventual i marrëveshjes ndërshtetërore do të shkaktonte krizë për Serbinë.
Nikolliq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka thënë se është e gatshme ti ofrojë asaj një autonomi substanciale.