Nikolliq e Daçiq takojnë sot serbët e veriut

Beograd, 28 nëntor - Presidenti dhe kryeministri i Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe Ivica Daçiq takojnë sot përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore të Kosovës, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, takimi fillon në orën 13, ndërsa në takim do të jenë përfaqësuesit e Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit- Kërstimir Pantiq, Slavisha Ristiq, Dragisha Miloviq dhe Dragisha Vasiq.
Politikanët, që thonë se përfaqësojnë serbët në veri, kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të cilat Beogradi ka thënë se do ti zbatojë.
Në veriun e Kosovës në ditët e fundit ka pasur një sërë incidentesh, por pa viktima në njerëz.