25 Janar 2025

Nikolliq dhe BE bisedojnë për integrimin dhe Kosovën

Beograd, 19, dhjetor - Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dje në Beograd kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Tema të takimit ishin rruga evropiane e Serbisë, përparimi në dialogun Beograd – Prishtinë dhe “sfidat e ardhshme me të cilat vendi ballafaqohet në atë rrugë”, ka njoftuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Mëtutje, në njoftim përkujtohet se liderët e BE-së, nga samiti i javës së kaluar, i kanë dërguar Serbisë “porosi të inkurajimit”.

Ky takim është mbajtur me nismën e shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, dhe të ambasadorës së Qipros, Nafsike Krusti.

Në kumtesë shpjegohet se shefat e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian rregullisht takohen me presidentin dhe liderët e tjerë të Serbisë “me qëllim të këmbimit të mendimeve dhe stimulimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)