Nikollas Bërns merr Çmimin vjetor nga Këshillit Shqiptaro-Amerikan
New York, 24 shtator - Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në ceremoninë tradicionale të përvitshme, të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), në Nju Jork.
Në takim, ku ishin të pranishëm një numër i madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA dhe miq e përkrahës amerikanë, nga një fjalë rasti mbajtën Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, të cilët folën për zhvillimet në Republikën e Kosovës, si dhe falënderuan SHBA për përkrahjen e vazhdueshme të vendit tonë, sikur edhe theksuan kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA.
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu i dorëzoi Çmimin vjetor të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Nikollas Bërns.