Nikoliqit i kërkohet të mos zbatojë marrëveshjen e IBM-së
Beograd, 21 nëntor - Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Marko Jakshiq dhe Borisllav Peleviq ka kërkuar nga presidenti serb Tomislav Nikoliq që të mos zbatojë marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Sipas tyre ajo do të vendoste kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të çonte drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.