Nikoliqi takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
Beograd, 20 gusht - Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq takohet sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët, do të bisëedojë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë Ivica Dacic tha se Beogradi do të marrë masa për të dëshmuar se është i përcaktuar në favor të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 3 nëntorit që organizohen nga Prishtina.