Nikoliqi epërsi ndaj Tadiqit
Beograd, 24 prill - Partia opozitare e Tomislav Nikoliqit pritet të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadiq, ka vënë në pah një sondazh i kryer në Serbi.
Por, as Partia Demokratike e Tadiqit dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomislav Nikoliqit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.
Partia e Nikoliqit, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiqit, 28.3 për qind.
Sondazhi është kryer në mes të 14 dhe 22 prillit dhe janë intervistuar 1084 njerëz.