Nikoliq vazhon konsultimet edhe në fundjavë
Beograd, 6 prill - Konsultimet e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrit Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq, në lidhje me dialogun me Kosovën, do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Siç shkruan shtypi i Beogradit, për të dielën janë paraparë edhe takime me shefat e grupeve parlamentare.
Autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd kanë konfirmuar se baronesha Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e bisedimeve midis dy vendeve, u ka kërkuar atyre që të deklarohen deri të martën nëse e pranojnë apo jo marrëveshjen e ofruar nga Brukseli.
Të martën e kaluar, palët kanë dështuar të arrijnë pajtim.