Nikoliq: Të hapet një kaptinë e re në bisedimet për Kosovën
Beograd, 2 korrik - Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se duhet formuar qeverinë e Serbisë sa më parë që të hapet një kaptinë plotësisht e re në bisedimet për Kosovën.
Ai ka thënë se nuk do të ketë bisedime për anëtarësim të Serbisë në BE gjithnjë derisa nuk përmbushen kushtet që i ka BE sa i përket Kosovës.
Nikoliq ka kujtuar kushtet që ia ka bërë të ditur shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, se Serbia nuk mund të fillojë negociatat me BE-në pa i përmbushur disa kushte.