Nikoliq: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën
Bruksel, 14 qershor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar sot në Bruksel se e ka bindur shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Eshton, me të cilën është takuar, se as që mendon për atë se ekziston ndonjë e ardhme më e mirë për Serbisë, pos anëtarësimit në BE.
Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ai theksoi se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo varet nga unë dhe i ka propozuar zonjës Eshton, që në të ardhmen dialogun Beograd Prishtinë ta udhëheq kryeministri i Serbisë.
Mëtutje, zoti Nikoliq tha se takimi me zonjën Eshton ishte shumë i dobishëm dhe i suksesshëm dhe jemi marrë vesh që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, të sigurojmë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, të pengohet çfarëdo aksioni i njëanshëm nga secila anë, që do ta kërcënonte paqen dhe sigurinë.