Nikoliq: Serbët në zgjedhje të Kosovës, varet nga rregullat
Beograd, 13 maj - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në radhë të parë varet nga rregullat me të cilat zgjedhjet do të mbahen.
Gjatë takimit me shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif, ai tha se Serbia ka pak kohë të mendojë për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, raporton Danas.
Kjo është pasojë e vendimit të keq të administratës së Prishtinës, që të shpallin zgjedhja të parakohshme, në vend se ti presin ato të rregulltat, ka thënë ai.
Nëse bashkësia serbe në Kosovë mendon se pranimi i dokumenteve të Kosovës nënkupton pranim të pavarësisë, nuk është logjike që Prishtina të insistojë në këtë e të njëjtën kohë të pretendojnë se janë qëllim mirë, shtoi Nikoliq.