Nikoliq: Nuk e njohim as ligjërisht e as faktikisht Kosovën
Beograd, 26 shtator - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se, Serbia nuk e ka njohur as ligjërisht e as faktikisht pavarësinë e Kosovës.
Nikoliq ka thënë se marrëveshja me Prishtinën assesi nuk nënkupton që Beogradi e ka ndërmend ta pranoj anëtarësimin e Kosovës në OKB e as në organizatat tjera ndërkombëtare