10 Janar 2025

Nikoliq nuk do e njeh kurrë Kosovën

Beograd, 30 maj - Presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq ka përsëritur se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje dhe me çmimin e heqjes dorë nga rruga evropiane e Serbisë.

 

”Unë nuk jam në listën e atyre të cilët do të pranonin të shkojmë në integrimet evropiane, e që të heqin dorë nga Kosova”, ka thënë Nikoliq për televizionin publik të Malit të Zi.

Nikoliq ka thënë se askush deri më tash nuk ia kë vënë si kusht pavarësinë e Kosovës për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në integrimet evropiane.

Kurse për gazetën gjermane, \'\'Frankfurter Allgemeine Zeitung\'\' Nikoliq, ka theksuar s Vukovari është qytet serb dhe se krijimi i “Serbisë së Madhe” mbetet dëshirë dhe ëndërr e tij.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra në Kroaci dhe Bosnje. Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, ka reaguar menjëherë.

”Ashtu siç kemi ditur ta mbrojmë sovranitetin e Kroacisë në të kaluarën, ashtu dimë ta bëjmë edhe sot”, ka theksuar Josipoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)