Nikoliq: Kushti për marrëdhëniet e fqinjësisë me Kosovën është kurth
Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, që nuk janë qartas të shprehura, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë, ka thënë Nikoliq në intervistën për të përditshmen beogradase, Politika.
Më tutje ai ka theksuar se e kishte dëgjuar me kujdes ambasadorin gjerman, Alex Dittmann, dhe në pyetjen se a ka kërkesa të reja lidhur me kapitullin 35, ai është përgjigjur , ashtu siç janë mësuar të gjithë zyrtarët evropianë, se kapitulli 35 e mbyll marrëveshjen juridikisht obliguese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe se këtu nuk ka kurrfarë kërkesash të reja.
Nikoliq, rrjedhimisht, e ka shtruar pyetjen se a lejon Bashkimi Evropian që ne dhe Prishtina vetë të merremi vesh dhe është përgjigjur se ne këtë kurrë nuk e dëshirojmë.
Nikoliq ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet menjëherë të ballafaqohet dhe ka theksuar se pas hapjes së kapitullit për Kosovën, pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha ortodokse serbe dhe Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë.