11 Janar 2025

Nikoliq: Kosova ka lëshuar pe

Beograd, 12 mars - Kryetari i Serbisë,  Tomislav Nikoliq, ka thënë mbrëmë në Bruksel, pas takimit që krerët serbë patën me Baroneshënën Catherine Ashton, se Prishtina ka lëshuar pe në bisedimet në Bruksel dhe se marrëveshja do të nënshkruhet më 20, ose 28 mars, raportojnë mediat serbe.

Mbledhje e krerëve serbë me baroneshën Catherine Ashton, e cila kishte filluar rreth orës 19.30 në Bruksel, ka përfunduar sonte rreth orës 22.

Siç shkruajnë mediat serbe, në kuadër të dialogut janë paraparë edhe dy raunde të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahen me 20 mars dhe 6 prill, ndërsa më 16 prill Ashton do të raportojë në Këshillin e Ministrave të  KE për rezultatet e dialogut dhe ku do të paraqet rekomandimet se a duhet lejuar Serbisë data e bisedimeve për anëtarësim në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)