Nikoliq: Kosova do të mbetet Serbi
Mitrovicë, 12 prill - Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe Tomisllav Nikoliq deklaroi në një tubim parazgjedhor në Mitrovicë se Kosova do të mbetet Serbi derisa edhe serbi i fundit të ecë mbi tokë.
Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Ajo nuk është e imja, nuk e kam trashëgim nga babai, nuk e kam blerë dhe nuk mund ta shes apo tia dhuroj dikujt.\"
\"Ajo ju takon juve dhe gjithë Serbisë, secilit qytetar të saj, veç e veç. Ashtu si dëshirojnë qytetarët, ashtu edhe do të jetë. Në Kushtetutë shkruan se dëshirojnë që kjo të jetë Serbi, ka theksuar Nikoliq.