11 Janar 2025

Nikoliq ka dënuar në mënyrën më të rreptë EULEX-in

Beograd, 4 dhjetor - Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka dënuar në mënyrën më të rreptë paaftësinë e EULEX-it të përgjigjet në kërkesën e tij për të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë, më 7 janar.

\"Marrë parasyshë se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë se EULEX nuk është neutral dhe nuk është as në gjendje të garantojë sigurinë e askujt, e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë, dhe kështu e bën të pakuptimtë ekzistimin e vet në territorin e Kosovës”, ka deklaruar Nikoliq.

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, ka theksuar se gjatë vazhdimit të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të diskutohet edhe për zbatimin e ligjeve ndërkombëtare dhe Rezolutën e OKB-së 1244, kryesisht për të siguruar siguri për të gjithë qytetarët që jetojnë në teritorin e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, shkruan gazeta serbe “Blic”.

\"Kufizimet janë shkelje e të drejtave themelore të njeriut siç është përcaktuar në OKB dhe janë të papranueshme në aspektin e vlerave civilizuese për të cilën Bashkimi Evropian kishte deklaruar”, ka theksuar Nikoliq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)