Nikoliq: Jam gati të takohem me serbët e veriut të Kosovës
Beograd, 5 qershor - Pak ditë pasi ushtarët e KFOR-it u përleshën me serbët e Kosovës në një barrikadë, presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka theksuar se ishte gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës për të diskutuar për reagimin e vendit të tij ndaj një operacioni të KFOR-it që la tre njerëz dhe dy ushtarë të plagosur në veri të Kosovës.
Nikoliq ka në plan të nis takimin këtë javë me zyrtarët e partive në përgatitje për formimin e një qeverie të re. Ai i tha B92 se kishte në plan gjithashtu që të takohet me serbët e Kosovës.
Shtetasit duhet të dinë çfarë i pret ata e pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre dhe atë që nuk është rënë dakord e është një manipulim i vullnetit e i dëshirës së tyre, një manipulim me forcë që Prishtina duket se po kërkon të shfaqë tani, ka theksuar Nikoliq.