Nikoliq i gatshëm ta paraqesë Platformën në Kuvendin e Kosovës
Beograd, 31 dhjetor - Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se para 20 ditësh ia ka dërguar ftesën kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga për tu takuar dhe për këtë e ka njoftuar përfaqësuesen e lartë të BE-së Catherin Ashton dhe komisarin për zgjerim Stefan Fuele.
Nikoliq ka thënë se ka pak rëndësi se ku do të mbahej ai takim, porse ndoshta duhet evituar Beogradin e Prishtinën.
Unë mund të shkoj në Prishtinë dhe atje në Kuvend tua ekspozoj Platformën. Nuk kam kurrfarë problemi për këtë, ka thënë Nikoliq për gazetën Politika.