11 Janar 2025

Nikoliq: Është mundshme të gjendet zgjidhja për Kosovën

Beograd, 1 nëntor - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar mbrëmë se është mundshme të gjendet zgjidhja për Kosovën e cila do t’i kënaqte të gjithë ata të arsyeshmit edhe në popullin serb edhe atë shqiptar, dhe ka vlerësuar se Serbia kurrë nuk do të ketë rastin më të mirë për ta zgjidhur atë problem.
 
Në një intervistë  për Radiotelevizionit publik të Serbisë (RTS) Nikoliq ka paralajmëruar se propozimi i platformës së shtetit për Kosovën do t’u prezantohet përfaqësuesve të partive opozitare ndoshta gjatë javës së ardhshme, dhe pas kësaj së shpejti do të gjendet edhe në parlament.

Mirëpo, ai ka konstatuar se në bashkësinë ndërkombëtare akoma ka rezistenca për disa zgjidhje që do t’i propozojë Beogradi, por kjo është diç nën të cilën Serbia nuk do të mund të shkojë.

Sipas fjalëve të tij, asgjë nuk është dakorduar derisa të mos dakordohet çdo gjë, ashtu që Serbia nuk do t’i zgjidh me në etapa problemet sipas mënyrës që e zgjidh çështjen e jetës në Kosovën e pavarur.

”Ne e kemi të përgatitur zgjidhjen komplete si bazë për nisje, është absurde të bisedohet mbi energjetikën dhe telekomunikacionet, nëse nuk e dini a po i rregulloni gjërat në Kosovën e pavarur apo në territorin statusi i të cilit nuk është i sigurt”, ka cekur Nikoliq.

Sipas fjalëve të tij veriu i Kosovës, në afat të shkurtër, duhet të mbetet në statusin në të cilin është tash, kurse në afat të gjatë kjo  çështje gjithsesi do të zgjidhet, pos që nuk është mundshme të jetë nën ingerencat e administratës në Prishtinë.

Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon ta financojë veriun e Kosovës në mënyrë krejt të hapur, për çështja nuk mund të përfundojë në autonominë financiare.

Shanset e Serbisë në procesin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sipas fjalëve të tij, janë aq më të mira pasi që bota sot, përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, po i përjeton si krejt ndryshe se sa para disa muajve - si njerëz serioz të cilët do ta thonë qartë qëndrimin e vet“.

Duke vështruar takimin fundit me shefen e diplomacisë amerikane dhe evropiane, Hilari klinton e Ketrin Eshton, Nikoliq ka thënë se ato dhe kryeministri Ivica Daçiq i kanë paraqitur qëndrimet dhe si shpërblim kemi marrë ton miqësor nga ato dhe dëshirën që ta ndihmojnë Serbinë pa asnjë kërcënim.

“Ne jemi afër t’i zgjidhim të gjitha çështjet, unë nuk frikohem, por e di se disa njerëzve do të jetë vështirë t’u shpjegohet se përse diçka po merremi vesh. Unë do ta kisha më lehtë të largohem nga Kosova dhe në fund të mandatit të them se nuk e njohëm pavarësinë e Kosovës”, tha Nikoliq duke sqaruar se nga kjo e largon bindja se baballarët nuk guxojnë t’u lënë probleme fëmijëve të cilat kanë mundur t’i zgjidhin vet, sepse shtyrja do të ishte agoni për Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)