13 Janar 2025

Nikoliç: Serbia kurrë nuk do t’i braktisë serbët e Kosovës

Beograd, 30 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë mund të shpresojnë se në vitin 2014 do të formohet bashkësia e komunave serbe.

Sipas tij populli serb do të jetë më i organizuar se deri më tani, se do t’i garantohen të drejta më të mëdha se deri më tani, se do të kenë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe se Serbia e tyre kurrë nuk do t’i braktisë.

“S’mund të themi që Serbia nuk do t’i kthehet politikës së lëshimit, por që do të vazhdojë që në mënyrë të planifikuar, me negociata, në mënyrë të qetë, por të vendosur do t’i mbrojë të drejtat e popullit serb në ‘Kosovë e Metohi’, sikundër edhe interesat dhe integritetin e saj territorial”, ka theksuar Nikoliç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)