10 Janar 2025

Nikoliç: Pa Kosovën do të ndiheshim “buzë vdekjes”

Beograd, 1 tetor - Presidenti serb, Timosllav Nikoliç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të përmbushë të gjitha kushtet, të cilat edhe vendet e tjera i kanë përmbushur në rrugën drejt BE-së, por ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Pa Kosovën do të ndjeheshim si njeriu në pallatin madhështor, i cili është një i sëmurë buzë vdekjes”, ka thënë Nikoliç në Kongresin e partisë së tij.

Sipas tij, Serbia ka “miq në të gjitha anët”, dhe, siç tha ai “le të garojnë në Serbi se kush më shumë do të na ndihmojë”.

Duke folur për vetëbesimin dhe retorikën e ashpërsuar të Nikoliçit, profesori i së drejtës ndërkombëtare në Beograd, Predrag Simiç, tha se kjo vërteton se qeveria aktuale serbe ka arritur të gjejë mjete të nevojshme financiare jashtë Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BE-së.

Megjithatë Simiç tha se shihet qartë që Nikoliç në Neë York është përballur me kushtet e reja shumë të vështira rreth Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)