Nikoliç nuk është lejuar të hyjë në Kosovë
Beograd, 3 tetor - Lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Tomislav Nikoliç, nuk është lejuar fare të hyjë sot në Kosovë, për të shkuar në Patriarkanën e Pejës, raportojnë mediat serbe.
Siç raporton gazeta serbe "Blic", zëvendëskryetari i partisë, Aleksandër Vuçiç i ka thënë mediave se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar Nikoliçin të hyjë në Kosovë sot.
"Arsyetimi për ndalimin e hyrjes së Nikoliçit ka qenë se nuk ka lajmëruar zyrtarisht për vizitën e tij në Kosovë, ndërsa policia nuk e ka pranuar argumentin se ai ka udhëtuar si qytetar", ka thënë Vuçiç.