Nikolic i gatshëm të takojë Jahjagën
Beograd, 20 qershor - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Jelko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Sipas tij, Nikolici, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.