Nikolic dhe Dacic të merren me Serbinë dhe jo me Kosovën
Prishtinë, 28 korrik - Pas votimit të Qeverisë së re në Serbi, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me këtë rast qytetarët serbë janë kthyer në vitet e errëta 90-të, ku të njëjtat parti kanë udhëhequr luftërat në vendet e rajonit.
Në një bisedë për Express, Hoxhaj ka thënë se koalicioni i Nikolicit dhe Ivica Dacicit duhet të fokusohet në kufijtë e Serbisë dhe të ndjekë rrugën europiane e jo të merret me Kosovën.
Një koalicion i tillë politik është një koalicion i luftës së 90-ës, padyshim një koalicion antidemokratik dhe antieuropian dhe është një koalicion që para njëzet vitesh dhe në vitet e mëvonshme ka udhëhequr luftëra kundër Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës\".
\"Kjo Qeveri për shkak të një të kaluare të errët të tyre do të duhej ta kuptonte njëherë e përgjithmonë se fati politik i Serbisë është brenda kufijve të saj dhe jo jashtë kufijve të saj, ka shtuar ai.