Nigeria kërkon sanksione kundër grupit Boko Haram
Abuja, 21 maj - Nigeria i kërkoi zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtonte grupin e armatosur Boko Haram në listën e organizatave të konsideruara si terroriste dhe ti nënshtrohej sanksioneve për shkak të lidhjeve me Al-Kaidën, bënë të ditur të martën disa diplomatë.
Nigeria e depozitoi këtë kërkesë pranë një komiteti sanksionesh kundër Al-Kaidës, që është në varësi të Këshillit.
Vendimi do të mund të hyjë në fuqi pas dy ditësh nëse asnjë nga 15 vendet anëtare të Këshillit nuk paraqet kundërshtime deri në afatin e përcaktuar.
Sanksionet që dekreton Komiteti janë kryesisht bllokime të ardhurash, një embargo në lidhje me armët dhe ndalimin e vizave për të udhëtuar lirisht.