Nigeri, tjetër sulm nga Boko Haram, mbi 100 viktima
Abuja, 8 maj - Tjetër sulm me një numër të madh viktimash nga terroristët islamikë në Nigeri. Policia vendase ka bërë të ditur se të paktën 125 persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit në një qytet në kufi me Kamerunin.
Edhe pas lajmit për mbërritjen e ekspertëve amerikanë në Nigeri për gjetjen e mbi 200 vajzave të rrëmbyera, duke se autoritetet vendase janë të pafuqishme për të vepruar ndaj terroristëve.
Sipas policisë sulmi mendohet të jetë kryer nga anëtarët e Boko Haram, grupi terrorist të lidhur me Al-Kaedën, i cili akuzohet edhe për rrëmbimin e vajzave.
Personat e armatosur kanë rrethuar qytetin Gamburu dhe më pas kanë qëlluar mbi një treg, i cili në orët e para të mëngjesit ka qenë i mbipopulluar me njerëz.
Një dëshmitar ka thënë se autoret e sulmit i kanë vënë zjarrin banesave dhe më pas kanë masakruar njerëzit me mjete të mprehta.
Boko Haram prej 5 vjetësh ka vepruar në verilindje të Nigerisë, por tërhoqi vëmendjen globale pas rrëmbimit të mbi 200 vajzave nga shkollë.
SHBA-ja vendosi të dërgojë një grup ekspertësh ushtarakë dhe civilë për të gjetur vajzat e rrëmbyera, por edhe robër të tjerë. Edhe Britania dhe Franca kanë ofruar ndihma.