Ngrohja globale sjell me vete fatkeqësi natyrore
Moskë, 15 mars - Ndryshimet globale të klimës në dekadat e ardhshme do të çojnë në rritjen e mëtejshme të numrit të fatkeqësive natyrore masive, duke përfshirë këtu zjarret pyjore, përmbytjet, paralajmëron qendra \"Antistihia\" e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë.
Në kombinim me krizën permanente ekonomike dhe recesionin e ekonomisë botërore, kjo dukuri kontribuon në thellimin e rrezikut dhe përmasave të humbjeve potenciale social-ekonomike, deklarojnë në MSJ.