Ngrin ujëvara më e madhe në Kroaci
Zagreb, 9 shkurt - Ngrin tërësisht ujëvara më e madhe në Kroaci. Ujëvara e cila ndodhet në parkun kombëtar Plitvice Lakes, pjesë e trashëgimisë botërore, ka ndryshuar pamje në këtë dimër të acartë, ndërkohë që temperaturat shënojnë në disa gradë nën minus.
Në një kohë që vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta që kanë goditur Kroacinë gjatë dy javëve të fundit, ujëvara Plitvice Lakes, është bërë e akullt, duke krijuar një pamje spektakolare dhe një skenografi të mrekullueshme akulli, për të gjithë vizitorët.
Parku kombëtar Plitvice Lakes, ka si pjesë të tij disa liqene të vegjël dhe ujëvara dhe gjendet në qendër të Kroacisë.
Ky park është një nga më popullorët dhe të frekuentuarit në Kroaci, veçanërisht për turistët e huaj.
Parku është nën kujdesin dhe mbrojtjen e UNESCO-s duke përfshirë edhe ujëvarën e njohur me emrin Big waterfall se ujëvara e madhe, me një lartësi 78 metra. Ujëvara vizitohet çdo vit nga mijëra turistë.