Ngricat në Rusi kanë marrë jetën e 27 personave
Moskë, 7 mars - Që nga fillimi i motit të ftohtë në Moskë për shkak të acarit kanë humbur jetën 27 persona. Rreth 260 vetë u shtruan në spital me diagnozën "morth".
Mjekët kryeqytetas nuk përjashtojnë mundësinë e rritjes së numrit të viktimave të motit të ftohtë.
Që nga fillimi i pranverës kalendarike temperatura në Moskë nuk është ngritur më lart se -10 ° C.
Sipas parashikuesve të motit, më 8 mars në Moskë do të regjistrohet një i ftohtë drastik, temperaturat do të bien deri në -15 ° C.