10 Janar 2025

Ngjarjet në veri, BE pret rezultatin e hetimeve nga EULEX-i

Bruksel, 16 prill - Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar qendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel, se është duke u marrë intensivisht me hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri, ku humbi jetën shqiptari Selver Haradinaj, bëri të ditur për “Zërin”, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

E pyetur se çfarë u rekomandon Bashkimi Evropian institucioneve të Kosovës lidhur me situatën në veri, ajo tha se “sa i përket rastit, EULEX-i na ka njoftuar se është duke u marrë me hetimet së bashku me autoritetet kosovare dhe shpresojmë që shpejt do të arrijnë sukses”.

Kështu, derisa EULEX-i dhe autoritetet kosovare të bëjnë punën e tyre, Kocijancic kërkoi nga të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë. “Apelojmë te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe të lënë çështjen në duart e policisë”, u shpreh ajo.

Bashkimi Evropian, sipas saj, është shumë seriozisht duke u marrë me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e një qytetarit në veri të Kosovës e po ashtu dënon fuqishëm incidentet e fundit atje.

Gjithashtu, Maja Kocijancic në një mënyrë përsëriti atë që e ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, “para se të reagojë BE-ja, fillimisht organet e hetuesisë, EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë ato që duhet të kryejnë punët e tyre”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)