Nga temperaturat ekstreme, ngrijnë disa lumenj në Shqipëri
Tiranë, 11 janar - Temperaturat ekstreme të ditëve të fundit, të shoqëruara me reshje bore e ngrica në gjithë vendin, kanë sjellë edhe ngrirjen e disa lumenjve në Shqipëri.
Lumi Fan i Madh ka ngrirë tërësisht, po ashtu sipërfaqe të mëdha të lumit Kir, në Bashkinë Shkodër. Për banorët e zonës kjo është një ngjarje e rrallë, që përsëritet pas 32 vitesh.
Njoftohet se në Lezhë, ujërat e lumit Drin kanë ngrirë, aq sa mbi shtresën e akullit mund të qëndrojnë njerëzit.
Në një pjesë të lumit Osum në Berat, ka nisur formimi i shtresave të akullit, një fenomen ky i pazakontë sipas banorëve të zonës.