Nga sot BE hap kufijtë e brendshëm
Bruksel, 15 qershor - Nga sot kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian (BE) do të hapen gati plotësisht.
Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.
Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.