Nga e hëna Paviçeviq nis detyrën në Kosovë
Beograd, 15 qershor - Nga e hëna zyrtari ndërlidhës me Prishtinën, Dejan Paviçeviq merr detyrën në Prishtinë, e cila lidhet me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Do të jem zyrtari i parë i Serbisë që do të ulet në Prishtinë dhe dera ime do të jetë e hapur për të gjithë, ka thënë Paviçeviq, i cili ka qenë shef i ekipit teknik për bisedime.
Beogradi dhe Prishtina që nga e hëna do të lidhen edhe me zyrtarët ndërlidhës dhe kjo do të jetë një nga plotësimet e kushteve të marrëveshjes së Brukselit, e arritur në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.