"News Corporation" do të ndahet në dy pjesë

New York, 28 qershor - Grupi mediatik "News Corporation" konfirmoi me një deklaratë të martën mundësinë e ndarjes së korporatës në dy njësi të pavarura.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ky do të jetë riformimi më drastik që pas krijimit të korporatës 30 vjet më parë.
Siç njofton gazeta "The Wall Street Journal", çështjet e gazetës, botimeve dhe arsimit do të ndahen nga sektori i filmave, dhe televizionit.
Analistët mendojnë se botimet e kompanisë pësuan rënie të fitimeve për shkak të skandalit të përgjimeve.
Kjo përpjekje e "News Corporation" do t'i shërbejë rritjes përfitimeve për mbajtësit e aksioneve.
Parashikohet se kjo shpërndarje nuk do të ndikojë të drejtat e kontrollit të grupit nga familja Murdoch.