23 Dhjetor 2024

New Yorku shënon nëntë vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

SHBA, 11 shtator - Qyteti i New Yorku-t po përgatitet të shënojë nëntë vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, ndërkohë që vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth propozimit për të ndërtuar një qendër islamike pak metra larg vendit ku ndodhën sulmet. Zyrtarët janë përgatitur për protestat, që janë paralajmëruar për sot.

Artisti prezantohet me një nofkë dhe jo me emrin real. Ai thotë se piktura e tij tregon se plagës së hapur të 11 shtatorit po i hidhet kripë, për të shprehur mendimin e amerikanëve, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një qendre islamike, dy blloqe larg Kuotës Zero, vendi ku ndodhën sulmet.

“Kam paraqitur plagën, që është aq e thellë dhe e dhimbshme, bashkë me grushtin e shtrënguar. Kur pritesh, e shtrëngon grushtin nga dhimbja. Dhe plaga është shumë e thellë akoma.”

Ai e vuri tabllonë përballë ndërtesës ku është propozuar të ngrihet qendra. Veprimtarë të tjerë aty mbështesin të drejtën e myslimanëve për të ushtruar fenë pa ndërhyrje. Ndër ta është edhe informaticieni, Met Skaj.

“Edhe nëse nuk pajtohesh me grupin, duhet të mbështesësh parimet e këtij vendi, i cili ekziston për një qëllim më të lartë që na mbron të gjithë ne.”

Veprimtarë nga të dy anët planifikojnë demonstrata për nesër. Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Rej Kelli, i tha Zërit të Amerikës se forcat vendore të rendit kanë përvojë të mjaftueshme për të kontrolluar demonstratat. Më shumë se 600 prej tyre zhvillohen çdo vit vetëm në Manhatanin e poshtëm.

“Meqë është 11 shtatori, natyrisht se do të na duhet të angazhojmë më shumë policë sepse ka një sërë ngjarjesh që zhvillohen në qytet për nder të 11 shtatorit. Por me siguri që do të jemi në gjendje ta mbajnë nën kontroll.”

Ndërkaq, zyrtarët kanë bërë të ditur marrëveshjen për rindërtimin e Kuotës Zero, e cila u kundërshtua kryesisht për shkaqe financiare. Projekti përfundimtar do të përfshijë një muze dhe një kopsht përkujtimor, që do të hapet me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, si dhe grataçiela përbri tyre. Kryebashkiaku i New Yorku-t, Majkëll Blumberg u shpreh kështu:

“Kemi dy përparësi. Të ndërtojmë diçka që do t’u ofrojë familjeve një vend për t’i kujtuar të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë ne, njerëzit liridashës, jo vetëm nga New Yorku, jo vetëm amerikanë, por nga mbarë bota, një vend ku t’u tregojmë për atë që ndodhi fëmijëve dhe nipave tanë.”

I tërë projekti, që është paraqitur në këtë maket, pritet të përfundohet më 2014. Ai përfshin Kullën e Lirisë, që do të jetë ndërtesa më e lartë në Amerikën e Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)